Sot dt.26.01.2022 në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent Drejtori i Përgjithshëm z. Kodra i shoqëruar nga stafi priti në takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
Takimi kishte fokus trajtimin e rekomandimeve nga ekspertë të Komisionit Evropian me qëllim të hartimit të Planit Kombëtarë për mbrojtje nga emergjencat radiologjike dhe bërthamore.
Drejtuesit e institucioneve u pajtuan të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në frymën e përafrimit me normat dhe standardet e kërkuara ndërkombëtare nga kjo fushë. Bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërinstitucional nga ky aspekt do të intensifikohet , me qëllim të arritjeve të objektivave dhe synimeve të dyja institucioneve për interesin publik.